Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetën në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë dhe vranësirave të lehta në zonat verilindore.

Ndërsa në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë territorin, ku në zona të izoluara vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për momente afatshkurtra me shfaqje të reshjeve të papërfillshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatere me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.