Panik artificial nga lufta në Ukrainë. Tregtari në Elbasan: Vetëm dje kam shitur 20 kuintal miell
U deshën vetëm pak ditë luftime në Ukrainë dhe në Shqipëri është ngritur një alarm për bukën si kurrë më parë në vitet e fundit.
“Po e bëjmë furnizimin për luftë. Nuk kemi çfarë të bëjmë do marrim 3 kuintal”
Për shkak të bllokimit të importeve nga Rusia, vala e rritjes së çmimit të miellit ishte e menjehërshme në të gjithë vendin
Përballë frikës së natyrshme që sjell lufta dhe por më së shumti për shkak të mungesës së sqarimeve të autoriteteve, qytetarë të shqetësuar vërshuan drejt pikave të shitjes së miellit me blerje të pajustifikuara.
Ka prej tyre madje që nuk e fshehin panikun se nuk do të munden tu sigurojnë fëmijëve as bukën për shkak të varfërisë.
Në Elbasan, tregtarët e miellit thotë se janë përballur me kërkesa të papërballlueshme.
Teksa magazinat janë boshatisur thonë se edhe miell po gjejnë me mik.
“Ditën e djeshme kam dërguar të paktën 20 kv miell nëpër fshatra. E kemi gjetur me mik”
Në mes të një tymnaje ku vec efekteve të luftës ka dyshime edhe për abuzim, ekspertët kritikojnë intitucionet që nuk kanë bërë thuajse asgjë për të shmangur panikun për bukën që tashmë nuk mund të mohohet.
