A i duam sa na duan? Qytetarja: Prindi është më tolerant se fëmija, sidomos tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 09:23
A e do fëmija prindin sa e do prindi fëmijën?
Me këtë pyetje provokuese ngacmoi sot Enki qytetarët në rubrikën e saj Vox Pop në "Ditë e Re" në Rtv Ora.
Lexoni disa nga përgjigjet pikante të tyre.
"Jo. I dua por nuk e ndjej dhembshurinë e prindit dhe nuk e kuptoj sa duhet."
"Fëmijët e mia më duan dhe i dua. I ndihmoj por më duan pa kushte."
"Po e do. Prindi ndaj fëmijës është më i përkushtuar pastaj dhe fëmija bëhet i edukuar që do prindërit, motrat dhe vëllezërit."
"Po. Ne për fëmijët tonë mendojmë, siç ua japim dhe ne japin dashuri.Prindi është gjithmonë më tolerant se fëmija, sidomos tani. Kohët kanë ndryshuar."
