Kamionët e ushtrisë shpërndajnë bazën materiale, 104 249 lushnjarë do zgjedhin pasuesin e Fatos Tushes

Lushnja është një prej 6 bashkive ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshhme vendore! 104 249 kanë të drejtë të zgjedhin me votë, pasuesin e ish kryebashkiakut Fatos Tushe të arrestuar për korrupsion.

104 249 banorë të Lushnjes kanë të drejtën të zgjedhin me votë kryetarin e ri të bashkisë në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës.

Përgatitjet për procesin kanë hyrë në fazat e fundit.

Me kamiona të ushtrisë dhe nën ruajtjen e forcave të policisë këtë të enjte mbërriti baza materiale në KZAZ 54 dhe KZAZ 55.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen të shtunën pasdite në 157 Qendrat e Votimit që do të hapen në orën 07:00 të së dielës.

"Të shtunën pas orës 3 do të vazhdohet me shpërndarjen e kutive."

Për të pasuar në detyrën e kryebashkiakut socialisti Fatos Tushe të arrestuar me SPAK, garojnë Eriselda Sefa e PS, Idrit Sefa nga PD dhe Elton Bano, si përfaqësues i koalicionit Shtëpia e Lirisë.