Tiranë: Policia ndjek të kërkuarin për vjedhje ai qëllon me armë
Një i ri i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim ka arritur ti shpëtojë policisë pasi qëlloi me armë në ajër.
Elis Suçi banues në Kamëz po qëndronte pranë shkollës "Ibrahim Rugova" teksa policia kishte shkuar për ta arrestuar. Ai ka pikasur praninë e efektivave dhe ka qëlluar duke u larguar pa lënë gjurmë. Fatmirësisht incidenti nuk shkaktoi pasoja për policët apo kalimtarët e rastit.
“Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi” informoi policia e Tiranës.
Elis Suçi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, por sapo ka parë që policia është afruar në drejtim të tij ai ka qëlluar me armë zjarri duke u larguar dhe shpëtuar kështu syrit të policisë.
Edhe pse ishte i shpallur në kërkim i riu Elis Suçi lëvizte lirshëm në Kamëz, ndërsa policia arritur lokalizimin e tij por jo prangosjen.
Rreth orës 12:00 në vendin ku po qëndronte i kërkuai në afërsi të disa pallatave u afruan disa punonjës policie për ta arrestuar, por Suçi arriti ti identifikojë disa prej tyre.
Në momentin që efektivët janë afruar i riu ka kuptuar se po e ndiqej nga policia dhe ka qëlluar me pistoletë duke u larguar.
Burime zyrtare thanë se nga incidenti nuk ka efektivë policie të lënduar e po ashtu as kalimtarë, të cilët në momentin e ngjarjes po lëviznin në atë zonë.
Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij, por duket se Elis Suçi ishtë njohës i mirë i zonës dhe ka arritur të largohet pa lënë gjurmë.
Për disa minuta polica ka krehur zonën dhe ka shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje për vendet ku Elis Suçi qëndronte më shpesh me qëllim lokalizimin e tij.

