Shkatërrohet grupi italo - shqiptar, sekuestrohen 16 kg kokainë. Video e Operacionit

Arrestohen gjashtë persona anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që akuzohet se trafikonin kokainë në territoret e provincave të Milanos e Varese të Italisë.

Tre nga personat nën urdhër arrestimi janë shqiptarë, dy prej të cilëve ndodhen në burg për vepra penale të mëparshme.

Hetimet e operacionit të nisura në shtator të vitit 2020 kanë dokumentar me përgjime telefonike e ambientale, se ky grup trafikantësh drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në komunën San Giorgio në Legnano.

Kreu i këtij organizimi kriminal kishte aftësinë të siguronte nga burime të sigurta e brenda një kohe të shkurër sasi të konsiderueshme kokaine që më pas tregtohej në tregjet ilegale italiane.

Ky grup kriminal jo vetëm tregtonte me shumicë sasi kokaine për klientë trafikantë që kishin një mundësi ekonomike për të paguar menjëherë, por dhe e trafikonte me pakicë, duke e magazinuar në dy apartamente në qytetin e Legnanos. 

Grupi i trafikantëve ishte organizuar në një strukturë hiearkike. 

Në varësinë e kapos shqiptar, qëndronte një shtetas italian nga Legnano me kompetenca në sektorin ekonomik e që kishte konsultuar grupin të investonte në një sipërmarrje fiktive për të justifikuar të ardhurat që vinin nga trafiku i kokainës.

Aktiviteti investigativ ka dokumentuar 4000 raste shitje doza kokainë duke çuar në sekuestrimin e 16 kg kokainë, 150 mijë euro në disa llogari bankare, 1 automjet luksoz me vlerë të lartë ekonomike e 1 orë dore e markës ROLEX.

Arrestimet janë kryer në  qytetet Legnano, Milano, Monza e Brianza e Varese, me urdhër të Gjykatës së Busto Arsizio.

Shkatërrohet grupi italo - shqiptar, sekuestrohen 16 kg kokainë. Video

Shkatërrohet grupi italo - shqiptar, sekuestrohen 16 kg kokainë. Video

Shkatërrohet grupi italo - shqiptar, sekuestrohen 16 kg kokainë. Video