"Valentinën e vrava se donte të më vriste. Më bëri gjilpërë" 56 vjeçari rrëfehet në Gjykatë: Pasi kreu krimin, shkoi të hante në lokal
Me pranga në duar dhe nën masa të shtuara sigurie doli sot në gjykatën e Fierit 56 vjeçari Petrit Mamaj i cili një ditë më parë vrau gruan me thikën e bukës.
Avokati tregon se klienti i tij ka treguar të gjithë ngjarjen dhe motivin e tij pse e kishte vrarë.
Mes çiftit kishte vite të cilat ishin acaruar marrëdhëniet ndërsa 56 vjeçari pretendonte se një muaj më parë gruaja kishte tentuar ta vriste
“Pranoi krimin. Ai pretendonte se bashkëshortja me njeriun e vet I kishin bërë një gjilpërë në gjumë, një muaj e gjysmë më parë me qëllim që ta vrisnin. Flinin të ndarë me njërin tjetrin. Në mëngjes rreth orës 06:00, 06:30 i kishte shkuar në krevat dhe i kishte thënë pse ma bëtë gjilpërën. E kishte vrarë me thikë dhe më pas kishte shkuar të hante në një lokal. Më pas ishte kthyer tek i vëllai dhe i kishte thënë se kishte vrarë veten” tregon avokati.
Ka qenë ekspertiza mjeko ligjore që ka zbuluar se kishim të bënim me një vrasje dhe më pas ai ka pranuar dhe treguar motivin.
Ndaj 56 vjeçarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati thotë se klienti i tij ishte ‘i paekuilibruar”
