“5 maji”, Rama “kapet” me komentuesit: Në cilën diktaturë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën
Ndërkohë që në zonën e “5 majit” janë shembur sërish banesat dhe banorët janë nxjerrë me dhunë policore, Rama nuk nguron të “kapet” me komentuesit në Facebook.
Një zonjë i shkruan se veprimet në “5 maj” janë jashtë çdo logjike dhe se do të ngelet si njeriu që solli diktaturën në Shqipëri.
Ndërkohë Rama i përgjigjet se në cilën diktaturë zonjë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të të ndërtohet shtëpia të mban me qera.
Nga ana tjetër një tjetër person i shkruan se e përgëzon për tërheqjen zvarrë që u ka bërë banorëve të kësaj zone.
Rama i përgjigjet se nuk ka pasur tortura dhe se çdokush që shoqërohet fizikisht nuk do të lihet në rrugë, por do tu jepet shtëpi.
Replikat e Ramës me qytetarët:
Blerta Huba: Z/Rama pershendetje. Perseri un jam Se di a keni zemer ,,, a keni logjike ,,,a jeni njerez se ne fakt kur shoh veprimet te 5-maj dyshoj shume Jane veprime jashte cdo logjike njerezore veprimet qe po behen tr 5-maj Do ngeleni nd histori si njeriu qe ri-solli diktaturen ne Shqiperi Koha do ta tregoje se po veproni teper gabim por atehere do jete vone Do jete vone per ne qe po na shkaterron jeten por do jete vone dhe per ty qe te korigjohesh Femijet tane nuk do munden ti harrojne keto pamje qe po u ofrohen.
Edi Rama: Blerta Huba ne cilen diktature zonje shteti te jep shtepi pasi te prish banesen pa leje dhe sa te te ndertohet shtepia te mban me qera, ku, kur ka ndodhur dicka e tille? Fyerjet nuk jane argumenta, ndersa permendja e diktatures keshtu pa lidhje fare eshte fyerje per te gjitha viktimat e diktatures!
Eraldo Palluçi: Ju pergezoj per punen e pa lodhur qe beni tek 5 maj duke terhequr zvarr e torturuar nenat baballaret tone. Vazhdoni keshtu persa kohe rinia shqiptare edhe e perbere ne njerez qe kujdesen per leshin e per bythen . Urime
Edi Rama: Eraldo Palluçi asnje torture, perkundrazi, asnje njeri qe shoqerohet forcerisht per te mos e penguar forcerisht zhvillimin, nuk hidhet ne rruge po edhe kur banesa eshte pa leje fare, merr bonusin e qerase deri ne ndertimin e nje shtepie, njesoj sic beme me te prekurit nga termeti, pra me shume njerzillek dhe solidaritet! Po natyrisht qe askush nuk mund te marre peng punen, sepse keshtu pastaj i bie qe shume nena e baballare qe presin te hyjne ne shtepia pas termetit, te mbahen peng nga pak te tjere.

