U rrit nafta e plehu kimik, Fermerët e Matit lënë tokat djerrë: Kemi falimentuar si fshat
Nga Spartak Doçi Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 14:09
Aplikimi i TVSH-së 10% për inputet bujqësore prej 1 janarit të këtij viti, ka shtrenjtuar plehrat kimike edhe më shumë.
Kjo taksë ka rënduar mbi fermerët. Në fshatrat e Matit banorët thonë se nuk i përballojnë dot çmimet.
"Për këtë vit nuk mund të punojmë sepse çmimet janë rritur."
Ndërkohë që nuk ndalet dhe shtrenjtimi i karburantit.
"Qeveria duhet të marri masa, të uli naftën, benzinën, plehun kimik."
"Kemi falimentuar si fshat."
Për pasojë tokat po mbeten djerrë.
Fermerët thonë se nuk i kanë rritur çmimet e prodhimeve të tyre, duke bërë të kundërtën me atë që ndodh në tregun e karburanteve apo plehrave kimike.
