“Na ndihmoni tju ndihmojmë” Ambasadori Italian: Thoni stop korrupsionit. Brukseli po vëzhgon reformën në drejtësi  

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ishte në një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës me temë “Europa, Italia dhe Shqipëria, marrëdhëniet dhe prespektivat”.

Ambasadori u ndal tek reforma në drejtësi të cilin e quajti një reformë kyçe dhe për të cilën edhe Brukseli e mban më së shumti në vëzhgim. Ambasadori u ndal dhe tek lufta kundër korrupsionit ku nënvizoi se shqiptarët duhet ti thonë stop sepse "nuk është fenomen vetëm i policise dhe drejtësisë, por i të gjithëve”.

Ambasadori u shpreh besimplotë se negociatat do të çelen këtë vit por se negociatat nuk janë pikë mbërritje si shumë politikan e deklarojnë në Shqipëri, por është pika e nisjes së proçesit të integrimit. "Tani nis ndeshja e vërtetë"

Pjesë nga fjalimi i ambasadorit italian

Fabrizio Bucci: Kemi një rol thelbësor në mbështetjen e dhënë për reformën në drejtësi në Shqipëri.  Për luftimin e krimit, kemi Guardia di financia këtu me mision qëndrueshëm, që janë 30 përfaqesues që punojnë bashkë me policinë e shtetit. Po ashtu kemi 4 magjistratë italian të përhershëm që ndihmojnë në reformën në drejtësi. Këtë raport të veçantë mes dy vendeve tona, e kemi çuar edhe në Bashkimin Europian. Italia ka mbështetur përherë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nga viti 2000, e më pas në 2009 kur u bë zyrtarisht kandidate edhe më fort. Kemi qënë përherë avokati më i mirë dhe miku më i mirë i juaji.

Ju kemi mbështetur në zbatimin e reformave dhe forcimin e demokracisë, që të avanconi më shpejt në këtë proçes.

Mbështetja jonë ka qënë, por në krahun tjetër është puna juaj, ajo më kryesorja. Qeveria duhet bazuar tek reformat sëbashku me ju. E kam thënë shpesh, “na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”. E mënyra më e mirë është që të ecni përpara me reformat.

Janë shumë kantiere të hapura, por më kryesorja është reforma në drejtësi. Ajo është thelbësore, pasi Brukseli e mban më së shumti në vëzhgim. Mbi të vlerësohen hapat konkret të ecjes së vendit.

 Të kesh një drejtësi që funksionon, do të thotë se ke nje instrument të fortë në duar përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo reformë është shumë e rëndësishme për vendin, pasi një drejtësi që funksionon jep siguri për sipërmarrjet dhe investitorët që duan të vijnë të investojnë në Shqipëri. Këshilli europian dha në mars 2020 dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Vendimi u pasua me disa kritere shtese që duheshin përmbushur dhe ne mendojmë se ato janë realizuar në pjesën më të madhe. Shpresojmë dhe jam i bindur se këtë vit do të hapen plotësisht negociatat. Ata nisin kur të thirret konferenca ndërqeveritare. Shqipëria një ditë do të jetë pjesë e unionit, por kur është pyetja që lind?

Me rëndësi është se kur të hapen negociatat duhet ecur me ritme shpejta me kapitujt, pasi asnjë kapitull nuk kalon pa përmbushur kriteret. Negociatat nuk janë pikë mbërritje si shumë politikan e deklarojnë në Shqipëri, por është pika e nisjes së proçesit të integrimit. Gjithë këto vite kemi bërë nxemje, me hapjen e negociatave nis ndeshja e vërtetë”.

Open Ballkan?

Fabrizio Bucci:Nuk e shohim si konkurent per integrimin europian, por si nje lehtesi mes vendeve te rajonit, ku pervec 3 shteteve  besojme qe shpejt mund ti bashkohet edhe Mali Zi. Besojme qe eshte nje hap qe nuk demton. Heqjen e barrierave synon edhe BE”.

Krizat e vete BE?

Fabrizio Bucci: “Europa duhet t’i ndajë proçeset e brendshme nga integrimi i këtyre vendeve. Jemi kundër shtyrjeve të vazhdueshme për shkak të problemeve të brendshme. Ato nuk do të mbarojnë ndonjë herë, prandaj kjo praktikë duhet të marrë fund dhe vendet të vleresohen mbi progresin dh e reformat. Në këtë formë me shtyrje, vetë BE nuk ben figure të mirë”.

Afatet e vettingut?

Fabrizio Bucci: “Këto ditë po diskutohet në parlament zgjatja e afateve të vettingut. Ne e vleresojmë si vendim thelbësor për përmbylljen e gjithë proçesit drejtësi. Kjo pasi jo më shumë se gjysma e prokurorëve e gjyqtareve e kanë kaluar vettingun”.

Korrupsioni?

Fabrizio Bucci: “Në shumë raste, korrupsionin e shihni si gjë normale. Eshtë ndërtuar një rrugë, është marrë rryshfet. Nuk ka rendesi pasi kemi rrugën. Ky është moment i rendësishëm për shtetin e së drejtës, lufta ndaj korrupsionit. Kur ka lëvizje qytetare dhe njerezit thonë boll, atëherë merr fund fenomeni, korrupsioni apo krimi. Ndodhi 30 vite më parë në Itali me rastin Falcone Borsellino, bëjeni edhe ju. Duhet t’i thoni stop, sepse nuk është fenomen vetëm i policise dhe drejtësisë, por i të gjithëve”.