Mik me ish-gjeneralin e policisë italiane të arrestuar për korrupsion, gazetarja thirrje SPAK: Hetoni Engjëll Agaçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 15:44
Lajmi në mediat italiane lidhur me arrestimin për korrupsion të ish-Gjeneralit të Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi, është përcjellë me interes dhe në Shqipëri.
Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, në një postim në rrjetet sociale i bën thirrje të fortë SPAK që të nisë hetimin ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin.
Sipas gazetares, në të kundërt, SPAK, dëshmon se është i kapur.
“SPAK ka detyrimin të nisë hetimin për Engjëll Agaçin për aktivitetin e tij në Itali. Në të kundërt, po na dëshmon që është një institucion i kapur”, shkruan Lala.
Fabrizio Lisi është mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi.
Lisi e Agaçi janë fqinj në Romë, ku i kanë vilat pranë njëra-tjetrës.
