Tjetër aksident në Shkozet, përplaset një person me biçikletë, rëndë në spital

Një tjetër aksident sapo ka ndodhur në lagjen nr. 14 në Shkozet ditën e sotme.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një person me biçikletë.

I dëmtuari është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.

Ndërkohë, të dhënat paraprake bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

"Rreth orës 14:45, në lagjen nr.14 Durrës, shtetasi H. H., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 57 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi P. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi H. H. është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme." - njofotn policia. 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjve po në këtë zonë.