Sot lamtumira për Valentinën, shenjat e gërvishtjes në trupin e burrit zbuluan të vërtetën
Do ti jepet sot lamtumira Valentinës e cila u vra nga bashkëshorti i saj dje më 8 shkurt 2022. Krimi ndodhi dy ditë pasi djali I tyre ishte larguar drejt Gjermanisë ku jetonte.
Banesa e fundit do të jetë në varrezat e Levanit, atje ku jetojnë edhe familjarët e saj, larg shtëpisë se bashkëshortit që e vrau me thikë.
Fillimisht bashkëshorti, Petrit Mamaj e deklaroi ngjarjen si vetëvrasje por shënjat e gërvishtjes në trup të burrit ishin indikacion që të çonin
Edhe pse ky i fundit fillimisht deklaroi se bashkëshorten e gjeti të vetëvrarë me thikë, provat e grumbulluara dhe kqyrja e trupit të viktimës kanë faktuar të kundërtën. Madje edhe disa gërvishtje në trupin e autorit kanë bërë që të ndryshojë e gjithë sinamika e ngjarjes.
Autori Petrit Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit në policinë e Fierit duke deklaruar se e kishte vrarë për motive të dobëta.
Ndërsa 56 vjeçari Petrit Mamaj pritet të dalë përpara togave të zeza, trupi i pajetë i 50 vjecares do të prehet në varrezat e Levanit.

