Koalicioni "Shtëpia e Lirisë" dërgon në KQZ kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit
Pas Partisë Socialiste dhe Lëvizjes së Re, edhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar në KQZ dhe KZAZ, emrat e 6 kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Pavarësisht se Kryekomisioneri Shtetëror e hoqi Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës nga marrëveshja politike mes LSI-së dhe PDK-së, kandidatët me të cilët do të përfaqësohet janë fituesit e demokratëve të primareve të 30 janarit.
Ndërsa Lulzim Basha ka afat deri në mesnatën e 9 shkurtit për të çuar 6 emrat e tij për t’u përballur me kandidatët e tjerë, socialistët dhe demokratë.
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit në 6 bashki:
–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota.
–Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.-
–Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota.
–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota.
–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota.
–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota.
