Ishte në kërkim për kultivim kanabisi, kapet në Dimal 31-vjeçari
Policia e Beratit ka prangosur një person të shpallur në kërkim policor për veprën penale prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi, në datën 07.02.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tij në fshatin Allambrez, Dimal, u sekuestrua sasi kanabisi.
“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim, D.Ç., 31 vjeç, banues në fashatin Allambrez, Dimal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, në datën 07.02.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Allambrez, Dimal, u gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.” – njofton policia.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

