Dhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarve në Dibër thirrje për ndihmë: Këtu nuk jetohet!

Kjo është streha e vetme e bashkëshortëve Ali e Mine Keta në Xibër të Klosit.

Në këtë dhomë, e cila shërben edhe si magazinë, çifti Keta jeton në kushte të vështira ekonomike.

Dyert e dritaret e amortizuara nuk e ndalojnë dot të ftohtin që të depërtojë brenda shtëpisë.

"Po të vazhdonte dhe pak shiu e mbushte përgjysmë me ujë. Kemi pasur gjithë natën ftohtë, këtu nuk jetohet," thotë zonja Keta.

Të sëmurë e të varfër ata bëjnë thirrje për ndihmë.

"Vetë jam e sëmurë, lekë nuk kam që të shkoj të vizitohem në spital. Duhen 8 milion lekë për tu bërë operacion. Kërkoj ndihmë, të më ndihmojnë me të paktën 1 dhomë," thotë ajo.

Sipas kryeplakut të fshatit, banesa e të moshuarve është dëmtuar edhe nga tërmeti i shtatorit, ndërsa institucionet nuk kanë ndërhyrë.

"Unë i kam kërkuar që t'i bëhet një dhomë tamam dhe një banjë, t'i kenë disa kushte minimale," thotë kryeplaku.

Sytë e këtyre të moshuarve janë nga shteti, e kushdo që ka mundësi për ta ndihmuar, ndërsa luten që moti të përmirësohet e shiu të mos iu futet më në banesë.

Dhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarve

Dhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarveDhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarve

Dhoma shërben edhe si magazinë, çifti i të moshuarve