Ndërhyrjet kirurgjikale, rreth 500 operacione më pak se në periudhën para pandemisë
Reparti i kirurgjisë në QSUT gjatë vitit 2021 ka kryer mbi 2600 ndërhyrje kirurgjikale. Megjithëse me një rritje nga viti 2020, shifër mbetet më e ulët se periudha para pandemisë. Shefi i shërbimit Arben Gjata thotë gjithashtu thotë 4 ose 5 persona operohen çdo javë edhe pse janë të prekur me Covid.
Numri i ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera në QSUT gjatë viti 2021 ka arritur në mbi 2600 raste megjithatë kjo shifër mbetet ende më e ulët se para pandemisë. Shefi i kirurgjisë Arben Gjata thotë se rritja e numrit të ndërhyrjeve vitin që shkoi është një rikthim i mirë pas ndërprerjes së operacioneve për shkak të pandemisë.
“Ne kemi pasur një ulje të numrit të operacioneve rreth 500 krahasuar me vitin 2019. Nuk është vetëm për shkak të tre muajve që ne nuk kemi operuar, edhe tani nuk kemi urgjenca, dhe duke mos pasur urgjenca ulet numri i operacioneve, por edhe për shkak të rritjes së kirurgjisë që bëhet ne spitalet rajonale.”
Shërbimi i kirurgjisë ka kryer ndërhyrje edhe tek personat e infektuar me Covid, të cilët kanë pasur problem të tjera shëndetësore dhe raste të tilla arrijnë 4 ose 5 në javë.
“Trauma dhe sanatoriumi nuk kanë lidhje me këtë, kanë lidhje me urgjencën. Urgjenca operon vetëm rastet me Covid-19 dhe kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Nuk ka shifra të larta 3-4 raste në javë."
Reparti i kirurgjisë u inagurua në vitin 2021 më një kapacitet prej 120 shtretërish, 7 salla operacionesh dhe kushte më të mira për pacientët. Arben gjata thotë se kjo ka sjellë edhe uljen e ditëve të qëndrimit në spital për shkak të shmangies së infeksioneve pas operacioneve.

