Covid-19 në Kosovë: 5 të vdekur dhe mbi 1 mijë qytetarë të infektuar


Në 24-orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 140 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa pesë persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.

Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 506.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër COVID-19.