Zvërnec, bllokohet mjeti lundrues i paregjistruar, dyshohet për trafiqe të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 15:49
Pas informacioneve në rrugë operative Komisariati i Vlorës bllokon 1 mjet lundrues në tokë në afërsi të plazhit të Zvërnecit.
Mësohet se mjeti ka qenë në tokë dhe dyshohet se është i paregjistruar.
Policia e ka bllokuar mjetin pasi ka pasur dyshime për përdorim të trafiqeve të paligjshme.
Mjeti i bllokuar është transportuar në pikën e Triportit.
Po nga efektivë të komisariatit po bëhet verifikim dokumentacioni për dy mjete të tjerë lundrues.

