Fier, zjarri përfshin sipërfaqen me ullinj në Kodrat e Vajkanit, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

Një sipërfaqe e konsiderueshme toke e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si Kodrat e Vajkanit në Fier.

Zjarri i favorizuar edhe nga era e fortë, është përhapur në një territor të gjerë, duke përfshirë jo vetëm ullinj, por edhe shkurre.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë repartin e zjarrfikëses të cilët kanë mbërritur pranë vendit të zjarrit, por pa mundur dot të ndërhyjnë me mjete.

Fier, zjarri përfshin sipërfaqen me ullinj në Kodrat e Vajkanit,

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve, çka i ka detyruar punonjësit të shkojnë deri pranë vendit të flakëve në këmbë e me mjete rrethanore.

Zjarret në këtë periudhë të vitit janë të pazakontë, ndërsa kodrat e Vajkanit gjatë vitit të shkuar jo rrallë herë u përfshinë nga flakët, në pjesën më të madhe të tyre të qëllimshëm.

 Lidhur me rastin e fundit po punohet për të gjetur shkaqet.

Fier, zjarri përfshin sipërfaqen me ullinj në Kodrat e Vajkanit,

Fier, zjarri përfshin sipërfaqen me ullinj në Kodrat e Vajkanit,