Burrel: Banorët e Skurajt rregullojnë me tel urën që po u rrezikon jetën
Mbi urën e fshatit Skuraj kalojnë çdo ditë banorët e 7 fshatrave të cilët lidhen me rrugën nacionale Burrel-Milot. Vetë ata e quajnë Ura e Vdekjes.
"Kjo urë na ka ngrënë shpirtin, sepse kjo nuk është urë, është ura e vdekjes."
Era e fortë e ka dëmtuar rëndë atë, ndërsa vetë banorët kanë marrë mjete dhe janë munduar që ta restaurojnë sado pak.
"Jemi bllokuar fare, nuk kemi çfarë t'i bëjmë, por po mundohemi ta rregullojmë vetë me ndonjë tel."
Thonë se i kanë vënë në dijeni autoritetet, por edhe përballë këtij rreziku të vërtetë institucionet heshtin.
"I kemi lajmëruar, nuk morën asnjë masë për këtë problem."
Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë, ndërsa cilësia e dobët e punimeve e degradoi atë duke e bërë sot një rrezik për qindra banorë atje.



