Balla shkon tek Meta e çon mesazhin e PS: Për ne nuk ka asnjë datë, Zgjedhjet e pjesshme duhej të ishin mbajtur me kohë
Ka zgjatur më pak se 10 minuta takimi në Presidencë i kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla me presidentin Ilir Meta, i thirrur nga ky I fundit për tu konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve të pjesshme,
Balla në një prononcim për median pas takimit la të kuptohet se është vonë dhe se zgjedhjet e pjesshme vendore duhej të ishin mbajtur më parë, sidomos në Shkodër, Vorë, apo Dibër.
"Ky institucion duhej ta kishte ushtruar këtë detyrim ligjor që në momentin e parë kur janë krijuar vakancat. Në bashkinë e Shkodrës në gusht të vitit 2019, dhe brenda afatit 30- 45 ditë duhej të ishin bërë zgjedhjet sepse respekti ndaj kushtetutës është detyrim ndaj të gjitha institucioneve. Zgjedhjet duhej të ishin mbajtur në secilën prej bashkive dhe për ne nuk ka asnjë datë dhe data është përcaktuar nga ligji e Kushtetuta”
