Shembja e banesave te "5 Masi", Xhixho: Dhunimi i të drejtave të njeriut është bërë normë e kësaj qeverie
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shembjen e ndërtesave në zonën e "5 Majit."
Xhixho me anë të një postimi në Facebook shkruan se dhunimi i të drejtave të njeriut është bërë normë e kësaj qeverie, e cila me forcë ne pushtetit nuk respekton asnjë normë.
Xhixho shkruan se shfaqje të tilla duhet të ndalen dhe kërkon të merren masa për familjet të cilat po i prishen shtëpitë para syve.
Xhixho: Dhunimi drejtave njeriut është bërë normë e kësaj qeverie e cila me forcën e pushtetit nuk respekton asnjë normë duke ndërhyrë në 3 mëngjesit me dhunë te qytetarët e saj sot te zona e “5 Maji”.
Asgjë nuk justifikon këto pamje që fatkeqësisht janë të bërë të zakonshme .
Në një shtet të së drejtës do duhej të pritej proçesi gjyqësor që banorët kanë me shtetin, por dhe mundësia e marrëveshjeve me ta për të garantuar një proçes normal e jo përdorimin e dhunës si mjeti për zgjidhjen e çdo konflikti.
Këta banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit , ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe të dëmshpërblehen për banesat e tyre e jo të hidhen në rrugë të madhe në mes të dimrit.
Ku do strehohen këto familje që kanë dhe fëmijë të vegjël , të moshuar ? Çfarë do bëhet me fatin e këtyre familje që sot gjenden në qiell të hapur ?
Boll me shfaqje të tilla po të mendohet për familjet e të merren masat që ato të kenë shtëpinë e tyre që sot po prishen në sytë e tyre ,gjithë investimi i një jete.
