Meta tregon pse ftoi Ballën "Të Madhërishmin" në presidencë
Shmangia e polemikave ishte shkaku që Presidenti Ilir Meta sqaron pse e ftoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Meta sqaroi se takimi i sotëm nukkishte të bënte me konsultime me partitë por me një konsultim që të shmangen polemikat
“Nuk ka pasur ftesë për PS-në pasi ose do i bëhej kryetarit të partisë ose Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, por ka pasur një kërkesë informale por dhe zyrtare. Por nuk ka qenë ftesë zyrtare për një konsultë me kryetarin e shumicës në kuvend që është zoti Balla, meqë kemi pasur disa dilema të intepretimit të ligjit. Nuk ka pasur konsultim me partitë por konsultim me shumicën që të mos kemi polemika me shumicën”
Meta sqaroi se donte të shmangte dhe opsionin që shumica të mos hyjë në zgjedhje.
“Nuk do të donim të kishim debate. Mos kushedi shumica nuk hyn në zgjedhje e bojkoton zgjedhjet a do ia vlente një proces i tillë. Unë mora garancinë dhe mirëkuptojnë çdo vendim për datën dhe preokupimin e KQZ-së për qoftë dhe një ditë më shumë" tha Meta.
Dy datat e mundshme janë 27 shkurti ose 6 marsi 2022 dhe bëhet fjalë për zgjedhje që do të mbahen në 6 njësi vendore.
Meta nuk la pa thumbuar Ballën.
"Zoti Taulant është i madhërishëm është përfaqësues i shumicës por i cakton vendin edhe pakicës”