Dhuna në 8 janar, Komisioni i Rithemelimit të PD-së kallëzon penalisht Bashën dhe Bardhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 14:18
Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka depozituar ditën e sotme një kallëzim penal kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.
Kallëzimi penal është bërë pas dhunës ndaj demokratëve dhe situatës së krijuar në selinë e PD-së në protestën e 8 janarit.
Basha dhe Bardhi akuzohen nga Komisioni i Rithemelimit për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të paautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, organ që sipas krahut të ish-kryeministrit Berisha tashmë drejton PD-në, por që nuk njihet nga ana e Bashës.

