Policia e Elbasanit bën bilancin: Zbulueshmëria 93%, Nano: Tolerancë zero ndaj krimit!

2781 vepra penale përgjatë vitit 2021 e rendisin Elbasanin mes qarqeve ku kriminaliteti shënoi rritje.

9 ishin vrasje, mes të cilave një për motive politike në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

"Në vitin 2021 janë evidentuar 2781 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 93% e tyre. Objektivi ishte 2600 vepra. Kemi rritje të veprave penale në 224. Gjatë 2021, kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara. 4 vrasje kanë ndodhur për motive të dobëta. Krime seksuale janë 15 të cilat janë zbuluar me autorët. 56 vepra me pak se 2020. Niveli i kriminalitetit shënon ulje. Vrasjet e larta për 2021. Në vëmendje puna dhe vepra. Po punohet për 4 vrasjet e pazbuluara". 

5 krime kundër jetës kanë motiv dhe autorë, ndërsa  4 atentate mafioze të mirëoranizuara janë ende të pazbardhura.

"Kemi një rritje të veprave penale por fuqia zbuluese është e njëjtë dhe tregon një qëndrueshmëri profesionale të këtyre strukturave."

Tolerancë zero dhe bashkëpunim me qytetarët ishin porositë e kryepolicit Gledis Nano për uniformat blu në analizën e punës vjetore për vitin 2021.

"Është krijuar dhe një përceptim publik për një pasiguri në këtë zonë, gjë që unë dua të them se strukturat policore janë në gatishmëri të plotë dhë në efiçencë për të goditur aktivitete kriminale. Puna do të vazhdojë pavarësisht rezultateve shume te mira për Elbasanin. Tolerancë zero ndaj krimit. Ritheksoj angazhimin e policisë për të qenë pranë drejtorive vendore. Kërkoj bashkëpunim me qytetarët për arritjen e objektivave për një ambient sa më të qetë në Elbasan".

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, tha se ngjarjet e rënda dhe krimet e pazbardhura do të jenë në fokus të punës për vitin që sapo ka nisur.

"Kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Natyrisht ne jemi duke punuar me qëllim dokumentimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, punë e cila vijon."

15 ishin krime seksuale, të cilat shënuan rritje në të gjithë vendin gjatë dy viteve pandemi.