Tiranë, kapen me heroinë dhe kokainë me vete, prangosen 2 persona

Policia e Tiranë ka prangosur ditën e sotme dy persona, përkatësisht për shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe  S. Ç., 41 vjeç për shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se këta dy persona gjatë kontrollit fizik nga efektivët blu u janë gjetur sasi narkotike të dyshuar si heroinë e kokainë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 33 vjeç, dhe  S. Ç., 41 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", shtetasit A. K. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit S. Ç. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.