Tek 5 Maji/ Shtatë policë i hyjnë në shtëpi, neutralizojnë djalin e vetëprangosur në tarracë, Shikoni videon

Fillimisht u prangos në dyert e shtëpisë, dhe më pas rezistencën e vazhdojmbi çati.

“Kam hipur sipër çatisë sime, për të mbrojtur shtëpinë time."

 I riu në zonën e 5 Majit tentoi të mbronte në këtë mënyrë banesën që preket nga rindërtimi por policia  e mori atë me forcë nga ku ishte lidhur me pranga dhe e shoqëroi në komisariat.

E shqetësuar e ëma e tij protestoi për shtëpinë dhe prangosjen e  të birit nga policia.

“Nuk ka njeri që të thotë ne do ta zhvillojmë këtë pronë, do të biem dakord për gjithçka. Absolutisht asgjë, vetëm lirojini banesën.”

Ashtu si me zgjerimin e e Bulevardit të ri, Astirin, Teatrin, Erion Veliaj, zbarkoi në zonën e ‘5 Majit” në mënyrë tinëzare për të shembur shtëpitë.

‘Ky është i pabesë, kanë ardhur në 4 dhe kanë prerë dritat.  Na patën lajmëru dhe kanë ardhur që në orën 6 të mëngjesit. Këta janë hajdutë.”

Fillimisht ndërhynë forcat e policisë bashkiake, dhe punonjësit e inspektoratit e mbrojtjes së territorit.

Më vonë mësynë në zonë dhjetëra forca speciale. Fillimisht banorët bën rezistencë ndaj efektivëve të policisë por në fund u dorëzuan përballë shtetit që blindoi lagjen me forca policore.

Pasi janë nxjerrë nga banesat ata kanë denoncuar dhunën me të cilën janë përballur duke akuzuar Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e inspektoratit të mbrojtjes së territorit, Mariglen Qato për shkelje të ligjit.

“Ne i kemi bërë ankesë tëgjithë institucioneve, Mariglen Qatos që i ka thënë një zonje këtu do marrësh leshtë. I kemi bërë kërkesë Erion Velisë dhe drejtorit të Policisë Gledis Nano, ku kemi thënë se ne jemi në  proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës për këtë çështje.”

Gjatë aksionit të IMT nuk munguan as përfaqësues të dy kampeve të PD. Klevis Balliu nga Komisioni i Rithemelimit  dhe Dhurata Çupi nga ana tjetër.

“Dhe sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi dhe sa policisë duhet  të përplasen me qytetarë që të kënaqet Erion Veliaj.”- u shpreh Balliu.

“Nuk kanë një  premtim se ku do të futen sot këta qytetarë. Shembja e këtyre tre banesave u bë pa një marrëveshje me bashkinë e Tiranës dhe banorët e prekur. "-tha Çupi.

Tek 5 Maji/ Shtatë policë i hyjnë në shtëpi,