Balla tregon pse u ftua vetëm ai në Presidencë

Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla ka hyrë në presidencë ditën e sotme në orën 12:30 minuta për të diskutuar mbi zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit.

Në një deklaratë për mediet, pas takimit me Presidentin Meta, Balla  u pyet se pse ishte ftuar vetëm ai në Presidencë.

Balla: Për këtë duhet të pyesni Presidentin. Vitet mbi supe më bëjnë të kujtoj që praktika ka qenë  gjithmonë që konsultimi për zgjedhjet vendore është bërë me kryetarët e grupeve parlamentare. Natyrshëm që kjo është një çështje për sa i përket nëse më ka thirrur mua dhe nuk ka thirrur përfaqësues të tjerë të grupeve parlamentare të opozitës kjo është një çështje që duhet të pyesni Presidentit. Nuk më takon mua, unë jam gjithmonë serioz në marrëdhëniet ndërinstitucionale.

A i keni gati kandidatët për 6 marsin?

Balla: Sot kemi ardhur për këtë çështje, më pas natyrshëm që ju thashë që PD ka qenë gjithmonë gati. Për ne Kushtetuta dhe ligji janë të panegociueshme.

Balla tha se Presidenti Meta ka menduar që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen në datën 6 mars.