Vlorë, arrestohet në flagrancë 1 person dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Këta persona janë kapur duke hedhur mbetje pranë një hoteli, kanosje, ndërtim i paligjshëm dhe dhunë në familje.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit: E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale "Menaxhimi mbetjeve",  pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në afërsi të një hoteli në fshatin Zvërnec; J. Sh., 32 vjeç, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grushte, shtetasit A. T. dhe R. T.;  A. P., banuese në lagjen "Pavarësia 3", për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u konstatua se kishte bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së saj, pa lejen e organeve kompetente.” – bën me dije policia.

Po ashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje",  shtetasin H. L., 45 vjeç,  banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Si dhe u procedua penalisht për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.