Elbasan, aksidentoi një person dhe u largua nga vendngjarja, prangoset 33-vjeçari

Policia e Elbasanit ka prangosur një 33-vjeçar pasi ka dëmtuar një person tjetër në një aksident rrugor.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.” – bën me dije policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.