Ora News zbardh skemën e trafikut dhe rolin e 4 grupeve. Brenda një viti 1200 klandestinë hynë në BE
Brenda një viti mbi 1200 emigrantë kanë mbërritur në Itali nga Shqipëria e Greqia përmes rrugës ballkanike e detare.
Ora News zbardh detaje të linjës së trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme në BE përmes rrugëve detare dhe tokësore.
Trafiku organizohej nga 4 grupe kriminale: 2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi.
Aktiviteti investigativ i operacionit “Astrolabio” i mbështetur në materiale telefonike, ambientale, telamatike e filmike të realizuar nga trupat policore në Itali, Greqi e Shqipëri, ka zbardhur mënyrën e organizimit të trafikut të emigrantëve e rolin e çdo organizatori e drejtuesi të katër grupimeve
Si fitoheshin paratë
Mbi 1200 emigrantë nga Lindja e Mesme përmes një sistemi financiar abuziv të quajtuar “Haëala” paguanin udhëtimin e tyre drejt Europës.
Dy grupe trafikantësh kishin bazën në Itali, një në Turqi e një grup në Shqipëri.
Grupe në Itali
Në Itali janë identifikuar e arrestuar anëtarët e dy grupeve;
- Grupi i parë drejtohej nga shtetasi iraken me incialet R.A.Q me banim në Venezia. Ai merrej me organizimin e trafikimin drejt Italisë të emigrantëve me shtetësi arabo-siriane. Me rolin e drejtuesit të këtij grupi koordinonte nga Venezia transferimin e emigrantëve nga Turqia drejt Italisë e vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Irakeni R.A.Q kishte një rrjet të gjerë bashkëpuëntorëësh.
-Grupi i dytë i trafikantëve me veprim në Itali drejtohej nga shtetasi iraken me incialet M.M me banim në Bari. Roli i tij ishte të siguronte skafistët që duheshin për rrugët e trafikimit të emigrantëve klandestinë e u garantonte atyre udhëtimet drejt Greqisë e Turqisë. Detyra e këtij grupi kriminal ishte dhe menaxhimi i transferimit të emigrantëve që mbërrinin me skafe e mjete lundruese nga Salento në rajonin e Puglais drejt destiancionit të tyre final.
Grupi në Shqipëri
- Grupi i tretë i idenifikuar nga operacioni Astrolabio, kishte bazë në Shqipëri e drejtohej nga shtetasi sirian me inicialet A.S. Ky grup merrej me trafikimin e emgirantëve nga Greqia në Shqipëri e më pas trafikimin e tyre drejt brigjeve italiane të Salentos.
- Grupi i katërt i trafikantëve kishte bazën në Turqi e drejtohej nga shtetasi iraken me inicialet R.A.A.R e menaxhonte trafikun e emigrantëve klandestinë nga Lindja e Mesme që me mjete lundruese mbërrinin në brigjet kalabreze e puglieze (Salento).
Rrugët e trafikut
Analizimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm të identifikuar nga aktiviteti i grupeve kriminale, ka zbardhur se dy ishin rrugët kryesore të trafikimi të emigrantëve
- përmes detit duke u nisur nga brigjet turke e më pas mbërrin në brigjet greke e ato shqiptare.
-përmes rrugës ballkanike e duke kapërcyer disa vende të këij territori falë bashkëpunimeve me grupe të tjerë që vepronin përgjatë saj.
Investigimi ka zbardhur se për të paguar udhëtimin e tyre drejt Europë, emigrantët përdorin transferimin e parave përmes një sistemi abuziv bankar “Haëala” apo i njohur ndryshe Sarafi, përmes një rrjet ndërmjetësish të lokalizuar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian e ekstrakomunitarë.
5 skafistë shqiptarë
Operacioni “Astrolabio” coi në identifikimin e 26 skafistëve, 8 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë, 5 janë arrestuar në Shqipëri e 3 në Itali.
Gjithsej është vërtetuar trafikimi e mbërritja në Itali përmes aktivitetit të këtyre katër grupeve kriminale i rreth 1200 emigrantëve në 30 episode të ndryshme.
Nën hetim janë vënë 52 persona informon prokuroria e antimafias
Në territorin grek e italian po kryhen aktualisht kontrolle pranë agjensive financiare ku këta trafikantë emigrantësh të paligjshëm kanë depozituar fitimet e tyre nga aktiviteti ilegal.
Operacioni Astrolabio, i konsideruar ndër operacionet më të rëndësishme kundër trafikut të emigrantëve në Itali, u ekzekutua në bashkëpunim me forcat policore shqiptare e SPAK, policinë italiane e atë greke.
