Gazmend Bardhi: Berisha bën shumë mirë që vjen të hënën në Parlament

Sali Berisha ka paralajmëruar se në 17 janar, me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë në Kuvend së bashku me deputetët që e mbështesin.

Po si e komenton këtë vendim Gazmend Bardhi? Në një intervistë për Ora News, Bardhi tha se Berisha do të bëjë shumë mirë.

A i druheni faktit se vendet tuaja do të zihen nga deputetë që janë krah Sali Berishës?

Gazmend Bardhi: Berisha bën shumë mirë që vjen në parlament sepse për cështje ditësh apo javësh mbush afatin e djegies së mandatit nëse nuk vjen në parlament.  Bën shumë mirë që vjen në parlament nëse do të ruajë mandatin meqë betejën e ka bërë për mandatin e tij parlamentar.

Së dyti rregullat e uljes së deputetëve në sallën e Kuvendit përcaktohen nga grupi parlamentar, jo nga Sali Berisha. Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe nuk ka asnjë tagër të përcaktojë vendin se ku do ulet vetë jo më anëtarët e grupit PD-së.