"Honda" në garë me një makinë tjetër, përplaset me "Fordin" në Vlorë. Dy të plagosur
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 19:54
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 15 janar në Vlorë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se dy makina ishin duke bërë gara me njëra-tjetrën.
Automjeti tip Honda që ishte duke bërë gara, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip Ford.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua dhe një djalë të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.
