“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, Rama në ditëlindjen e FRESSH: Vendimet e politikës i prekin të gjithë

Nën batuta, këshilla por dhe teza politike, Edi Rama, ka festuar me të rinjtë socialist 30 vjetorin e themelimit të këtij forumi. Kreu i qeverisë mbajti një fjalim të gjatë, ku nuk la pa përmendur bashkëpunëtorët e tij në drejtimin e Partisë Socialiste. Prandaj tha ai të rinjtë duhet te jene afër politikës.

"Mbase partitë politike japin shumë më tepër arsye për të mos u afruar drejt tyre se sa arsye për të shkuar e për tu bashkuar me to. Por të gjitha këto nuk e justifikojnë gabimin e rëndë të braktisjes së politikës vetëm në duart e një grushti politikanësh," tha Rama.

Here pas here ne wall, kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur te publikonte një foto të tij në lëvizjen se studentëve 31 vite me parë për rrëzimin e komunizmit. Ai iu tregoi të rinjve se çfarë vlerë ka politika duke theksuar se pa të nuk ka liri.

"Angazhimi politik është jo vetëm një zgjedhje e duhur, por është një zgjedhje e domosdoshme," tha Rama.

Edi Rama, nuk mund të linte jashtë vëmendjes atë se çfarë po ndodh brenda Partisë Demokratike.

"Në 8 janar asnjë kilometër larg nga këtu, tek oborri i një parti politike që u kthyer në shesh xhirimin e një reality show, me politikanë realë por të arratisur mbrapa në kohë, diku nga Mesjeta dhe me godinën e partisë të kthyer në Kështjellë të cilën disa synonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar," tha kryeministri.

pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30 -vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian. 

"Talenti dhe profesionalizmi politik janë të rëndësishëm," tha Bushati.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i pranishëm në Kongresin e FRESSH, i ka bërë thirrje të rinjve që t'i bashkohen PS. Duke iu referuar PD-së, Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke theksuar se është e hapur për këdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit.