"1 Maji" mbetet gërmadhë, “ngec” projekti për lidhjen e Transballkanikes me Portin e Vlorës
"1 Maji" në Vlorë është një prej lagjeve të qytetit bregdetar që nuk po rilind sipas konceptit të socialistëve në krye të bashkisë dhe qeverisë qendrore. Projekti për lidhjen e rrugës Transballkanike dhe rivitalizimin e lagjes kanë ngecur.
Më 2 Nëntor 2020 fadromat e IKMT zbarkuan në Lagjen 1 Maji në Vlorë ku shembën 10 banesa për nisjen së punës për lidhjes së rrugës Transballkanike me Portin e Vlorës.
Atëkohë kryebashkiaku Dritan Leli ende gëzonte mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama dhe të dy dhanë garanci se projekti do të transformonte zonën dhe do të mbaronte shume shpejt.
Por kur kanë kaluar 13 muaj, gjithçka ka ngecur ashtu në ditët e nëntorit të para dy viteve.
Gërmadhat e banesave të shembura janë ende aty si dëshmi e ngecjes së punës, ndërsa shpresat e banorëve për Rilindjen e premtuar po veniten.
"Që në kohën e Enverit që janë bërë rrugët, gjë tjetër nuk kemi parë," thotë një banore.
Të tjerë banorë që preken nga projekti kur shohin gërmadhat i tremben fatit që i pret.
Thonë se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkojnë garanci se nesër fëmijët e tyre nuk do të mbeten në mes të katër rrugëve
"Unë jam dakord të jap shtëpi, të marr shtëpi. Kërkoj të strehohem," thotë një banore.
Në pjesën më të madhe të lagjeve të Vlorës, banorët ankohen për mungesën e investimeve dhe braktisje nga njerëzit që votën siç thonë votën ua morën me premtime që nuk po bëhen realitet.
