Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Përjashtimi i Berishës nuk ishte vendim i lehtë, por i duhuri
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha është shprehur se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk ishte i lehtë, por ishte i duhuri.
Basha: Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë.
Basha u shpreh se këto nuk janë ditë të lehta për demokratët.
Basha: Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, çdo demokrat dhe çdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD.
