"Kemi mision të luftojmë Edi Ramën", Basha mbledh Këshillin: Një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të luftojë demokratët
Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha ka falenderuar demokratët të cilët vazhdojnë ta përkrahin dhe është shprehur se misioni i tyre është të luftojnë regjimin e Edi Ramës. Basha vijon akuzat ndaj Berishë dhe mbështetësve të tij dhe është shprehur se një pakicë brenda partisë ka zgjedhur të luftojë pikërisht demokratët.
Basha: Dua t'ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët.
