Basha u heq funksionet mbështetësve të Berishës, zëvendëson edhe Rushajn. Alibeaj nënkryetar dhe kreu i grupit parlamentar në PD

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pasditen e sotme, në PD janë bërë disa ndryshime të rëndësishme me propozim të Lulzim Bashës.

Ora News mëson se drejtimi i Grupit Parlamentar i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, duke hequr kështu nga detyra Alfred Rushajn.

Gjithashtu mësohet se Agron Gjekmarkaj është votuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit që ka mbajtur Enkelejd Alibeaj. 

Më tej ndryshime të tjera kanë të bëjnë edhe me drejtimin e Komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

Lulzim Basha ka larguar kështu të gjithë mbështetësit e Berishës nga funksionet drejtuese.

Basha: Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma,  zëvendëson Albana Vokshin

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson  Agron Gjekmarkajn

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)