Miratohet në parim Rregullorja e Brendshme e PD-së, çfarë u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Kombëtar i PD  ka miratuar në parim rregulloren, ndërsa në fjalën e tij Basha ka deklaruar se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar, do duhet në zbatim të rregullores që të miratohet Sekretariati i Këshillit Kombëtar dhe caktimi i Departamenteve, që do ta diskutojmë bashkërisht, dhe më pas ndarjen e anëtarëve të Këshillit në Departamente.

Basha: Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar, do duhet në zbatim të rregullores që të miratojmë Sekretariatin e Këshillit Kombëtar dhe caktimin e Departamenteve, që do ta diskutojmë bashkërisht, dhe më pas ndarjen e anëtarëve të Këshillit në Departamente.

"Mungesa pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të  votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm," thuhet në rregullore.

Rregullorja e brendshme e PD-së

Dokumenta bashkëngjitur