Braimllari i LSI-së akuza të forta Bashës: Shiti çdo kauzë të opozitës në tryezën e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Braimllari akuzon Lulzim Bashën, se ka shitur të gjitha aksionet opozitare në tryezën e Edi Ramës, përfshi dhe këtu kauzën e djegies së mandateve por dhe të zgjedhjeve lokale 2019.
“LSI pas 25 prillit ka qenë forcë politike shumë e qartë. Kemi qenë të kujdesshëm dhe nuk kemi pranuar të bëhemi pjesë e debatit të brendshëm në PD por kemi qenë të atakuar dhe provokuar nga përfaqësues të PD-së. Pse LSI pas 25 prillit pati një heshtje, kishte të bënte me faktin që LSI të mblidhte prova dhe të fliste me fakte konkrete. Është e qartë që ka një bashkëpunim mes Bashës dhe Ramës. Del e qartë që paska qenë edhe në zgjedhjet lokale 2019 dhe në momentin e djegies së mandateve. Ka pasur marrëveshje për ta çuar vendin në këtë gjëndje me qëllim që të thellohet hajdutëria, abuzimi i rilindjes e të jenë pjesë e kësaj tave. Me keqardhje shohim që deputetë të PD-së janë në Pazar të drejtëpërdrejtë të kryetarit të bashkisë apo pjesë të tenderave të qeverisë, këto janë publikuar në media. … Çdo kauzë dhe aksion opozitar është shitur në tryezën e Edi Ramës” tha Braimllari në një intervistë në studion e Ora News me gazetarin Everest Dedaj
A janë ndarë përfundimisht rrugët me PD-në?
Endri Braimllari: Unë nuk mund të them që janë ndarë rrugët me PD-në por Lulzim Basha që u nda nga LSI-ja dhe e vendosi LSI-në në këtë pozicion dhe një pjesë të aleatëve. Ai zgjodhi vetë rrugën e tij. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë bashkëpunim me deputetë të ndershëm të PD-së që janë të vendosur kundër keqqeverisjes dhe janë në opozitë me këtë qeveri. Vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë.
A pritet që të ketë proces zgjedhjesh në këtë forcë politike në momentin kur Ilir Metës i përfundon mandati?
Endri Braimllari: Presidentit I mbaron mandate në korrik. Është zgjedhja apo vullneti I tij për tu përfshirë ose jo në aksionin e ardhshëm politik në vend, por LSI është e vendosur në opozitë, denoncon çdo ditë aferat korruptive.
A ka diskutim për zgjedhjet e pjesshme vendore? Si do të kompozohet LSI?
Endri Braimllari: Patjetër që kanë një diskutim të brendshëm në LSI dhe janë shumë të rëndësishme. Përfaqësimi në mënyrë dinjitoze është në interes dhe LSI po sheh të gjitha mundësitë e saj të përfaqësimit me qëllim që të ketë një rezultat pozitiv në këto bashki.
A ishte inat kundër Lulzim Bashës vendimi I presidentit?
Endri Braimllari: Basha e ka shansin për të qenë i përgatitur. E ka ai në dorë për të legjitimuar veten. Komunikimi i presidentit dje ishte shterues duam nuk duam ne. Presidenti ishte në të drejtën e tij kushtetuese.
Incineratorët
Braimllari thotë se e njëjta skemë “mafioze” që është përdorur në Elbasan është përdorur dhe në incineratorin e Tiranës, Fierit dhe se paratë e kësaj afere janë përdorur për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
“Është e qartë përse nuk ka hetim për Tiranën sepse përfshihen drejtëpërdrejtë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngëll Agaçi. Kjo skemë korruptive në vend për ne solli deformimin e rezultatit të zgjedhjeve më 25 prill. Këto para u përdorën për fushatë zgjedhore prandaj kërkojmë që ti shkohet deri në fund”
LSI thotë se ndërsa për incineratorin e Elbasanit SPAK uv u në lëvizje për incineratorin e Tiranës çështja po zvarritet pasi përfshihet drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe sekretari i Përgjithshëm I Këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi.
“Pikërisht kupola që është afër Edi Ramës tregon qartë se kjo çështje po zvarritet për të mbrojtur ato që ka Edi Rama në krah apo për ta përdorur për interesat e tij” thotë Endrit Braimllari.
Tre javë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dorëzoi në prokurori dokumente të tjera lidhur me atë që e quajnë afera e incineratorit të Tiranës por ajo që shohim me keqardhje është se ka një dëshirë të maxhorancës për t'ju shmangur kësaj çështje sepse është vetë e përfshirë ndërkohë që po bllokohet dhe komisioni hetimor nga të dyja palët. Kjo i përfshin të dyja palët edhe përfaqësues të PD-së ndaj dhe ata nuk duan ti shkojnë deri në fund”

