Më pak shpendë këtë dimër, censusi në Prespë e Karavasta tregon shtim të llojeve e rënie të numrit

Censusi i shpendëve migratorë tregon një rënie të shpendëve migratorë që po dimërojnë këtë vit në ligatinat e vendit tonë. Specialistët thonë se fenomeni lidhet me ndryshimet klimaterike.

Numri i shpendëve në parkun kombëtar të Liqenit të Prespës po bie edhe pse llojet që dimërojnë aty janë shtuar.

Këto janë rezultatet  paraprake të censusit për shpendët dimërorë që sipas ekspertëve lidhet ngushtë me ndryshimet klimaterike.

"Pavarësisht se kemi shumë lloje prezente në krahasim me vitet e tjera, por kemi më pak numra. Kjo i dedikohet ngrohjes globale."

Fenomeni ka prekur edhe parkun Kombëtar Divjakë Karavasta.

"Në qoftë se temperaturat në Evropën veriore janë akoma të larta, shpendët nuk e kanë të nevojshme zhvendosjen në zona më të ngrohta."

Censusi i shpendëve migratorë organizohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe shtrihet në 33 ligatina që cilat konsiderohen si zonat më të rëndësishme të ruajtjes së biodiversitetit.