PD do marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore, Bardhi i përgjigjet Metës: Kemi qenë gjithmonë gati!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 18:37
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Meta i cili njoftoi se ka filluar procedurat për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Bardhi:Jemi gati për zgjedhje, kemi qenë gjithmonë gati.
Kreu i Shtetit njoftoi dje, 14 janar se do të çojë në zgjedhje 6 bashki: Durrësin, Vorën, Shkodrën, Lushnjen, Rrogozhinën dhe Dibrën, të cilat kanë mbetur pa një drejtues të zgjedhur me votë të 30 qershorit.
Për datën e zgjedhjeve Presidenti tha se nuk do konsultohet as me Ramën, as me Bashësn.
"S'ka nevojë të ketë konsultim me askënd. Kush ka dëshirë të regjistrohet, kush ka dëshirë të marrë pjesë. Nuk detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjidhje," tha Meta.
