Nuk ndalen shifrat e larta, 2163 raste pozitive me Covid-19 dhe 3 humbje jete
Tre viktima dhe 2163 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojnë Covid-19: një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç.
Përsa i përket infektimeve numri më i lartë është regjistruar në Tiranë.
Raste pozitive:
1018 në Tiranë, 110 në Shkodër, 95 në Durrës, 86 në Vlorë, 70 në Elbasan, 69 në Fier, 55 në Kamëz, 50 në Kurbin, 46 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 43 në Berat, nga 36 qytetarë në Korçë, Lezhë, 33 në Sarandë, 32 në Pogradec, 27 në Krujë, 21 në Kuçovë, 19 në Vorë, 17 në Patos, nga 15 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, 14 në Dibër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Devoll, Dimal, Shijak, 12 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Përmet, Kavajë, 9 në Delvinë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Peqin, 7 në Poliçan, nga 6 qytetarë në Belsh, Mirditë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Dropull, Memaliaj, nga 4 qytetarë në Konispol, Mat, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Libohovë, Kolonjë, Prrenjas, nga 1 qytetar në Pukë, Klos, Roskovec, Himarë, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 882 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,266 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2163
Të shëruar në 24 orë 882
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7023
Testime totale 1,571,585
Raste pozitive 230,940
Raste të shëruara 207,266
Raste Aktive 20,409
Humbje jete 3,265
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9998
Durrës 1639
Fier 1517
Elbasan 1444
Shkodër 1226
Vlorë 1202
Gjirokastër 914
Berat 711
Lezhë 675
Korçë 632
Dibër 271
Kukës 180
