Vrasja e Jurgen Dukës, arrestohet shoku i 29-vjeçarit, në kërkim efektivi i policisë që e qëlloi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 10:23
Një ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka, pas sherrit në një market në Tiranë, policia ka arrestuar një prej personave të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Në pranga ka rënë Orgest Drazhi 36 vjeç, shoku i Jurgen Dukës.
Sipas policisë, 36-vjeçari ka qenë prezent në konfliktin e çastit në supermarketin në rrugën "Irfan Tomini", ku humbi jetën Jurgen Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit Arbër Sulaj.
Vrasja ndodhi pak pas mesnatës, në orët e para të 14 dhjetorit 2021 në një supermarket në Tiranë.


