11 vite nga liberalizmi i vizave, Basha: Hapi më i madh drejt integrimit në BE, në 18 Dhjetor lëmë pas të kaluarën
Sot shënohen 11 vite që shqiptarët fituan të drejtën të lëvizin të lirë në Evropë.
Lulzim Basha ka përkujtuar datën 15 dhjetor të vitit 2010, kur PD nën udhëheqjen e Sali Berishës mundësoi lëvizjen pa viza në Europë. Basha e cilëson këtë datë si hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. Por sipas Bashës, ky rrugëtim ka ngelur në vendnumëro me udhëheqjen e kryeministrit Rama.
"Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.
Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.
Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë," shkruan Basha.
