Likmeta: Mërtiri i lidhur me Arben Ahmetajn për inceineratorët, kostot qindra-milionë euro
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, gazetari Besar Likmeta u shpreh se Mirel Mërtiri është ortak i Klodian Zotos dhe një personat që qëndron në hije pas këtyre kompanive që janë t ë lidhur me kontratat e koncesioneve të inceneratorëve.
Ai tha se me këtë person ka lidhje edhe zv. Kryeministri Arben Ahmetaj i cili e ka miratuar kontratën për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Likmeta: Mirel Mërtiri që është bashkëshorti i Stela Gugallit, një nga personave që i është dhënë masa e arrestit burg dhe është shpallur në kërkim. Mirel Mërtiri është ortak i Klodian Zotos dhe një personat që qëndron në hije pas këtyre kompanive që janë të lidhur me kontratat e koncesioneve të inceneratorëve. Ky person ka një lidhje me zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe kur ai ka qenë ministër i Financave, pra Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për këto koncesione.
Kjo kontratë ka një vlerë prej 450 milionë euro dhe nga një auditim i KLSH-së, kostot e kontratave janë mbi fryrë edhe me gabime trashanike duke u ngarkuar qytetarëve një kosto qindra-milionë euro. Skema që dyshohet se funksionon, eshte kjo: Lidhin kontrata më të mëdha se sa kompania mund të shpenzojë dhe prandaj kane nevoje per fatura fiktive. Prandaj lidhen me një kompani guackë, sic dyshohet qe ka ndodhur ne kete rast, që për t’i transferuar para në mënyrë korruptive, sikurse në këtë rast dyshohet Lefter Koka, ka marrë fatura fiktive, por që nuk kanë bërë asnjë punë.

