Kulluri: Debati në PD duhet të ishte zhvilluar qysh në 2017, pjesa më e madhe me 11 dhjetorin
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD-së, Edvin Kulluri u shpreh se ky debat në PD duhet të ishte zhvilluar qysh në vitin 2017.
Ai tha se në parti ka një pjesë të vogël entuziaste me Bashën, ka një pjesë gri dhe një pjesë e madhe që është me 11 dhjetorin.
Kulluri: Është më mirë që ta parandalosh sëmundjen se sa kurosh. Ne jemi futur në një operacion të vështirë në PD dhe nëse gjithë ky debat do të kishte nisur në vitin 2017 që e gjeti partinë më 58 deputetët dhe e la me 43.
Nëse do të kishte ndërhyrë shumica në parti sepse nuk është se ka pasur një simpati të madhe për Bashën. Në zgjedhjet e fundit kanë votuar jo më shumë 25 deri në 30 mijë demokratë. Ne kemi qenë në një gjendje shumë të ftohtë ndaj lidershipit në parti. Nuk u reagua as më 13 qershor. Ka një pjesë të vogël entuziaste me Bashën. Ka një pjesë gri të madhe në parti dhe nuk është se kanë pasur frymë këto 4 vite, por ka një pjesë që ka ndërruar mendje pas 9 shtatorit. Shumica e partisë është me 11-tën dhe janë kundër Bashës.
