Debati, Kola: Erdhët me skenar në PD, Këlliçi: Erdha në shtëpinë time, ti s’ke lidhje, je rrogëtar aty

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se në selinë e PD-së ka pasur njerëz të armatosur.

Ndërkohë, ai është kundërshtuar nga Vehap Kola i cili tha se e gjithë ardhja e mbështetësve të Berishës në seli ka qenë një skenar.

Këlliçi: Ne shkuam për mbledhje në katin e dytë të PD-së. Ne po shkonim në selinë tonë, nuk  e kuptoj pse duhet të kishte persona të armatosur në selinë e PD-së. Hapni kamerat, unë ia kam kërkuar prokurorisë që të hapen dhe të merren gjurmët balistike. Sigurisht që kishte tension sepse Basha po zhvillonte një mbledhje paralele.

Kola: Unë isha brenda dhe ai i gjithi ishte një skenar. Ti erdhe në seli, nuk ishe.

Këlliçi: Unë jam në shtëpinë time, nuk jam në shtëpinë tënde, ti nuk ke lidhje fare.

Kola: E ke blerë ti?

Këlliçi: Është e demokratëve, se nuk e ka blerë Basha? Ti nuk e lidhje fare sepse je rrogëtar aty, unë jam demokrat.

Kola: Jam anëtar i Këshillit Kombëtar. E di që na ke shkarkuar. Ju sollët njerëz në katin e dytë.

Këlliçi: Kanë ardhur vetë njerëzit, çfarë të keqe ka? Nuk shkonte tensioni, ama as shpartallimi i zyrës time në FRPD që më kanë vjedhur edhe sende personale. I di personat që e kanë bërë dhe i kam kallëzuar në polici.

Kola: Po e marrim sikur ka ndodhur, sepse kjo është një palë, nuk ka vendim gjykate.

Këlliçi: Si more e marrin se ka pamje. Keni shkatërruar PD-në me këtë sjellje! Kam pasur gjithë mediat aty.