Organizonte lojëra fati të paligjshme në lokal, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Një 25-vjeçar  i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” u arrestua shtetasi R. X., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen "Kastriot", Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.